03 Maj 2024

Greqia vazhdon të mbetet në Eurozonë

Bruksel, 4 tetor - Udhëheqësi i takimit të ministrave të financave në Eurozonë përjashtoi mundësinë që Greqia të dëbohet nga zona e valutës së përbashkët për shkak të krizës së borxheve me të cilën ballafaqohet.

Xhon Klodë Junkner, kreu i këtij grupi- njëherazi kryeministër i Luksemburgut, këto komente i bëri në mëngjesin e sotëm pas një takimi të ministrave të financave mbi krizën greke.

Deklarata e tij vjen në kohën kur auditorët ndërkombëtarë po vazhdojnë vlerësimet rreth nivelit të progresit të Athinës zyrtare në zbatimin e masave të shtrënguara financiare-parakusht i nevojshëm për marrjen e një pakete tjetër ndihmëse nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në kohën kur shqetësimet janë në rritje lidhur me gjendjen ekonomike e financiare në BE, të hënën Euro-ja ra në nivelin më të ulët karshi dollarit që nga muaji janar duke shënuar vlerën prej 1.32 dollarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)