17 Maj 2024

Greqia të miratojë planin e shpëtimit, Italia mbikëqyret nga FMN

Prishtinë, 4 nëntor - Presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy në një konferencë shtypi pas Samitit të G20 thanë se objektivi i këtij samiti ishte rritja ekonomike botërore.

Duke u ndalur tek kriza në Greqi, dy liderët u shprehën se parlamenti grek duhet të miratojë planin e ri, e më pas do të lëvrohet fondi i shpëtimit. Po sipas tyre Greqia ka bërë shumë përpjekje për të kapërcyer krizën.

“Duhet të bëjmë më shumë për të rritur ekonominë botërore. Gjatë samitit patëm debate dhe replika për transaksionet, prandaj s’kemi marrë ende një vendim. Mund të them se ishte një samit i suksesshëm, por ka shumë për të bërë”, deklaroi Barroso në fillim të konferencës.

Ndërsa Herman Van Rompuy tha se Greqia duhet të gjejë sa më parë stabilitetin ekonomik dhe konsensusin politik. “Greqia ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme, por që ne të vazhdojmë ndihmën, plani i ri duhet të miratohet nga parlamenti”, theksoi Rompuy.

Pas pyetjeve të gazetarëve, Barroso nuk nguroi të deklarojë së “Pasiguria që erdhi pas deklaratave të Papandret nuk solli stabilitet”. Ai tha më tej se vazhdon të ketë besim se plani i shpëtimit do të miratohet nga Greqia.

Liderët europianë u shprehën se rasti i Italisë, është i ndryshëm nga ai i Greqisë. Rompuy u shpreh se tashmë Italia ka filluar rikonstruktimin financiar, duke i kërkuar Fondit Monetar Ndërkombëtar që të monitorojë masat që do merren nga Roma për të ulur deficin e lartë publik që ka ky vend.

Pas liderëve Barroso e Rompuy, mbajti një konferencë edhe Presidenti i Francës Nikolas Sarkozy, i cili u shpreh se “Mirëpres vendimin e Italisë për ftesën që i ka bërë FMN-së”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)