09 Maj 2024

Greqia pret paktën e shpëtimin me vlerë 130 miliardë euro

Athinë, 29 shkurt - Greqia në prag të falimentimin pret të marrë paktën e shpëtimin me vlerë 130 miliardë euro që do ti vijë nga Bashkimi Evropian dhe fondi Monetar Ndërkombëtar.

Gjermania, një nga vendet që do të japë edhe kontributin më të madh në Fondin e Shpëtimit, miratoi paktën në fjalë në Parlamentin Federal.

Kancelarja Angela Merkel kërkon që Greqia të vazhdojë të qëndrojë në zonën e euros, por ndihmat financiare që po i bëhen Greqisë kanë shkaktuar të çara në qeveri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Hans Peter Fridrih (Hans Peter Friedrich) thotë se “Dalja e Greqisë nga zona e euros dhe përmirësimi i ekonomisë greke është më e lehtë për t’u realizuar se sa mbetja e Greqisë në eurozonë”.

Kurse Ministri i Financave Volfgand Shouble (Wolfgang Schaeuble) në një letër dërguar deputetëve të partisë së tij thotë se “Kjo paketë mund të mos jetë e fundit për Greqinë, për do të shpëtuar këtë vend do të ketë nevojë për miratimin e një pakete tjetër”, ka shkruar shtypi gjerman.

Gazetat gjermane shkruajnë se rreth 160 specialistë të financës do të caktohen me detyrë për të audituar buxhetin e Greqisë.

Kriza e borxhit në zonën e euros u trajtua edhe në mbledhjen e Ministrave të Financave të vendeve të grupit G-20, ku bëjnë pjesë edhe ekonomitë më të mëdha të botës.

Drejtoresha e Përgjithshme e FMN-së, Kristin Largard (Christine Lagarde) tha se FMN-ja duhet të përforcojë murin e sigurisë duke i rritur me 500 miliardë dollarë burimet e saj me qëllim për të mbrojtur ekonominë globale nga krizat e mundshme.

Vetëm se blloku i vendeve i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës del kundër kësaj ideje duke thënë se Evropa në fillim duhet të rrisë fondet e veta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)