28 Prill 2024

Greqia pranë një marrëveshje me kreditorët

Berlin, 3 shkurt - Qeveria greke dhe kreditorët privatë të vendit janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje, përsëriti sot pronari i ''Deutsche Bank'', Josef Ackermann duke shtuar se ishte një çështje ditësh ose javësh.

Ai ka bërë deklarata të ngjashme dhe javën e kaluar në forumin ekonomik botëror të Davosit.

Ackermann është një prej pronarëve të lobit bankar ndërkombëtar IIF, që përfaqëson kampin e kreditorëve privatë në negociatat për një reduktim të pjesshëm të borxhit publik të Athinës mbajtur nga sektori privat.

''Një dekuotim prej 70 për qind apo më shumë i borxhit të vendit është tashmë në lojë për bankat'', theksoi ai duke shtuar se ''topi'' ishte tashmë në kampin e palëve të tjera të përfshira në shpëtimin e Greqisë duke iu referuar shteteve evropiane dhe Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Athina duhet të vazhdojë negociatat me kreditorët privatë për reduktimin e borxhit të saj prej 100 miliardë eurosh dhe për të mundësuar zhbllokimin e një plani të dytë ndihme evropiane prej 130 miliardë eurosh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)