01 Maj 2024

Greqia nuk paguan borxhet ndaj kompanive gjermane

Berlin, 14 prill - “Greqia nuk paguan borxhet ndaj kompanive gjermane”, shkruan në faqen e parë gazeta ekonomike gjermane, Handelsblatt.

“Do isha i lumtur të mundja të shlyeja borxhet njëherë e mirë, por nuk jam në gjendje”, duket të ketë thënë ministri i Ekonomisë së Greqisë, Jorgos Papakonstandinu për gazetën.

Përsa i përket borxhit të shtetit grek ndaj kompanive gjermane, gazeta shënon se, z. Papakonstandinu, pranon ekzistencën e borxhit, pa konfirmuar ndërkohë vlerën e tij.

“Po mundohemi të përshpejtojmë procesin e shlyerjes së borxheve”, deklaron ministri dhe shton se “ndodhemi në një periudhë shumë të vështirë finanaciare dhe jemi të detyruar të dalim përtej me këto që kemi”.

Sipas të dhënave të ministrisë së Ekonomisë, në fund të vitit 2010, shteti grek kishte borxh ndaj komanive dhe personave juridikë 5,35 milardë euro.

Po kështu, sipas të njëjtës gazetë, borxhi i sotëm është e vështirë të përcaktohet, ngaqë mjaft dikastere nuk informojnë në kohë dhe me saktësi ministrinë e Ekonomisë për gjendjen e tyre ekonomike.

Praktika e mësipërme e shtetit grek, shënon gazeta, përveç të tjerash, dëmton vetë ekonominë greke, dhe midis sektorëve, edhe atë të ndërtimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)