17 Maj 2024

Greqia nuk do të jetë një gjendje të rinegociojë me FMN-në

Athinë, 7 korrik - Greqia nuk do të jetë një gjendje të rinegociojë programin e ndihmës të vendosur nga partnerët evropianë dhe FMN-ja, ndërkohë që nuk do të ketë rritje ekonomike, theksoi sot ministri grek i Financave, Janis Sturnaras për të përditshmen ''Financial Times''.

"Programi ka dalë nga shinat dhe ne nuk mund t'u kërkojmë asgjë partnerëve tanë derisa nuk do të ketë rimëkëmbje ekonomike'', deklaroi ai në një intervistë për të përditshmen britanike.

''Kjo nuk nënkupton se Greqia do të braktisë kërkesën për rinegocim të planit të ndihmës'', theksoi një burim nga Ministria e Financave në Athinë.

Para negocimit të planit, Greqia duhet të bëjë disa gjëra'', shtoi i njëjti burim pa dhënë detaje të tjera.

Kryeministri grek, Andhonis Samaras dhe ministri i Financave, Sturnaras kaluan dje një test delikat para kreditorëve të Greqisë, plani i rimëkëmbjes së të cilës, që do të rivlerësohet, ka dalë pjesërisht nga shinat pas tre muajve parantezë politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)