08 Maj 2024

Greqia ndjek fshehësit e tatimeve edhe në Zvicër

Bernë, 15 korrik - Departamenti Federal i Financave ka vërtetuar për mediet zvicerane kontaktet e para me autoritetet greke për këtë qëllim.

Greqia është duke e intensifikuar luftimin e personave dhe firmave që i shmangen pagesës së tatimeve. Në këtë fushatë e sipër, ajo është duke zhvilluar bisedime edhe me Zvicrën, vend ku dyshohet të jenë deponuar para të atyre që u ikin tatimeve për shtetin grek.

 
Departamenti federal i financave ka vërtetuar për mediet zvicerane kontaktet e para me autoritetet greke për këtë qëllim. Ky departament parasheh edhe negociata për lidhjen e një marrëveshje me Greqinë për tatimet.

 
Kryeministri grek Papandreou në gazetën “Financial Times Deutschland”ka deklaruar se në Greqi janë rreth 14.000 persona të cilët, së bashku i kanë borxh prej 36 miliardë euro shtetit grek. Për këtë arsye, shteti do të angazhojë edhe detektivë privatë për të kapur ata që fshehin tatimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)