17 Maj 2024

Greqia kërkon kohëzgjatje për masat shtrënguese

Athinë, 22 qershor - Krerët e tre partive politike në qeverinë greke të koalicionit zhvilluan bisedime me ministrin e ri të financave.

Një zyrtar tha se ata do të kërkojnë prej Bashkimit Evropian dhe FMN-së dy vjet të tjera kohë për të përmbushur objektivat e programit të shpëtimit.

Por disa analistë thonë se për udhëheqësit politikë të Greqisë do të jetë e vështirë të bindin partnerët e BE-së, dhe veçanërisht Gjermaninë, për të rinegociuar kushtet e paketës së kreditimit.

Një analist politik tha se qeveria e re greke ka përpara një punë të vështirë përsa i përket përpjekjeve të saj për të reformuar ekonominë dhe për të bindur huadhënësit e huaj që të nënshkruajnë për dhënien e kësteve të tjera të ndihmës dhe të lejojnë më shumë liri veprimi mbi masat shtrënguese.

Analisti Thanos Veremis, në Fondacionin Helenik të Politikës Evropiane dhe të Jashtme, tha se për udhëheqësit politikë të Greqisë do të jetë e vështirë të bindin partnerët e BE-së, dhe veçanërisht Gjermaninë, për të rinegociuar kushtet e paketës së kreditimit.

“Mendoj se maksimumi që kjo qeveri mund të shpresojë të arrijë, në terma realë, është një zgjatje e kohës në dispozicion të Greqisë për të shlyer borxhet e saj. Por kjo është një thikë me dy presa, sepse në qoftë se do të na jepej një kohëzgjatje, kjo do të thotë se recesioni do të vazhdojë për një kohë më të gjatë.”

Sot udhëheqësit e tre partive politike në qeverinë greke të koalicionit zhvilluan bisedime me ministrin e ri të financave, dhe një zyrtar njoftoi se ata kishin rënë dakord të kërkonin prej Bashkimit Evropian dhe FMN-së dy vjet të tjera kohë për të përmbushur objektivat e programit.

Sipas zyrtarit të partisë së Majtë Demokratike në koalicion, qeveria do të kërkojë gjithashtu të zgjerojë përfitimet prej papunësisë dhe të kufizojë humbjet e vendeve të punës në sektorin publik.

Profesor Thanos Veremis thotë se nuk ka kohë për të humbur dhe se duhet nisur menjëherë nga puna për rimëkëmbjen e vendit.

“Është shpenzuar tepër kohë. Unë do të thoja që gjithë këto ditë midis zgjedhjeve, rreth 40 besoj, kanë dëmtuar jashtëzakonisht rëndë sektorin publik. Nuk mund të vazhdohej kështu. Tani qeveria ka një detyrë shumë të vështirë për të rinisur funksionimin normal të strukturave.”

Tregjet e aksioneve në Greqi nuk patën luhatje të mëdha sot, por analistët thonë se zgjedhja e zotit Samaras si kryeministër i vendit dhe Shefi i Bankës Kombëtare në postin e Ministrit të Financave do të priten me pozitivitet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)