13 Maj 2024

Greqia kërkon blerës turq për pasuritë kombëtare

Stamboll, 22 mars - Zyrtarët e Greqisë u takuan me investitorët Turq gjatë një prezantimi të kryer posaçërisht për këto të fundit për mundësitë që ka ofruar kriza ekonomike e fqinjit tonë jugor, veçanërisht në fushën e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, njoftoi agjencia Bloomberg.

Dikur armik i betuar, Turqia ka filluar të shihet nga Greqia si një investitor i vlefshëm në planin për ristrukturimin e ekonomisë greke.

Turqia është një vend me 74 milionë banorë që shtrihet mes Europës dhe Azisë dhe ka përjetuar sukses të konsiderueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit.

Ekonomia e saj u rrit me 9.6 për qind në 9-mujorin e vitit 2011 dhe këtë vit pritet të pësojë rritjen më të madhe në Europë, ndërkohë që ekonomia e Greqisë pritet të tkurret më tej me 4.8 për qind.

“Është shumë mirë që Greqia ka filluar programin e privatizimeve”, tha një prej investitorëve turq të pranishëm në takim.

Greqia synon të fitojë deri në 50 miliardë euro gjatë pesë viteve të ardhshme përmes shitjes apo dhënies me qira të pronave publike, përfshirë ujësjellësve, kompanisë së gazit, aeroportet rajonale, shërbimin postar, turizmin dhe rrugës.

Global Yatirim Holding AS një kompani me bazë në Turqi është aktualisht në garë për të drejtat e operimit të një porti grek me përmasa të konsiderueshme. Greqia do t’i shesë portet për 35 vjet dhjetorin e ardhshëm.

Të ardhurat nga privatizimi do të përdoren për të shlyer borxhet dhe në këtë mënyrë, do të kursehen edhe para për pagesën e interesave.

Ndërsa Greqia është mbytur në borxhe, borxhi publik i Turqisë është aktualisht vetëm 40 për qind e PBB-së.

Pak vite më parë, ishte Banka Kombëtare e Greqisë ajo që bleu Finansbank, një bankë të rëndësishme në Turqi, por tani duket se fati ka ndryshuar drejtim.

Pasi NBG-së i ra vlera e aksioneve si pasojë e krizës, Finansbank është aseti i saj më i vlefshëm. 20 Mars 2012

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)