29 Prill 2024

Greqia iu ndalon shqiptarëve dërgimin e remitancave

Athinë, 8 gusht - Administratori i përgjithshëm i “Alb Konfindustria”, Gjergj Buxhuku ka shprehur sot shqetësimin lidhur me njoftimet e fundit për përpjekjet e vendimmarrjes politike të Greqisë për ndalimin e dërgimit të të ardhurave dhe kapitaleve të emigrantëve shqiptarë në atdhe.

Sipas tij, “këto përpjekje janë në kundërshtim të plotë me parimet kryesore të demokracisë, globalizimit të tregjeve dhe gjithë marrëveshjeve ndërkombëtare”.

“Në të njëjtën kohë, e vërteta e plotë e shkëmbimeve të kapitaleve financiare dhe të ardhurave personale ndërmjet të dy vendeve flasin në humbje të qartë të Shqipërisë në favor të Greqisë”, shton Buxhuku.

Sipas tij, “Alb Konfindustria vlerëson se nëse masa kryesore e të hyrave financiare nga Greqia në drejtim të Shqipërisë përfaqësohen nga remitancat e të punësuarve shqiptarë, në drejtim të shtetit fqinj shkojnë shuma të mëdha në formë të dividendit të bizneseve greke në Shqipëri, si dhe kapitale financiare me vlerë prej qindra miliona euro të përvitshme, që shkojnë në mbulimin e importeve të larta të Shqipërisë”.

“Sipas vlerësimeve të përafërta, del që vetëm fitimet e siguruara në Shqipëri dhe të transferuara në drejtim të Greqisë tejkalojnë ndjeshëm masën e përgjithshme të remitancave të emigrantëve shqiptare. Janë norma fitimi të siguruara në tregje strategjike si, telekomunikacionet, sistemi bankar, nafta dhe nënprodhimet e saj, çimento si dhe prodhime të industrisë ushqimore”, thekson ai.

“Gjithashtu, vijon Buxhuku, vlerësohet se vetëm në tregun e telekomunikacionit shuma e përgjithshme e fitimeve të kompanive me kapital grek, një pjesë e rëndësishme e të cilave transferohen drejt Greqisë, kapin shifrat e 2 miliardë eurove”.

Sipas tij, “duhet vlerësuar edhe fakti se në shumë raste kemi të bëjmë edhe me dalje në shuma të mëdha dhe në mënyrë të paligjshme të parave shqiptare jashtë vendit të siguruara nga evazioni fiskal i kompanive me kapital të huaj, përfshi edhe kompani greke, që nuk i janë nënshtruar taksimit, duke goditur ashpër qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike dhe ekonominë e Shqipërisë”.

“Alb Konfindustria i kërkon institucioneve shtetërore që të marrin të gjitha masat e duhura të marketingut për të bërë të mundur përfshirjen në amnistinë fiskale të të gjithë emigrantëve shqiptare që vijnë në atdhe për pushimet e verës”, thekson ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)