03 Maj 2024

Greqia, Italia dhe Spanja problem për ekonominë e Evropës

Washington, 10 tetor - Ndërkohë që zona Euro po ndeshet me problemin e borxheve të rënda, Banka Botërore e cila i ka fajësuar liderët evropianë se nuk kanë marrë masa të mjaftueshme ka kritikuar edhe Kancelaren gjermane.

Drejtori i Bankës Botërore Robert Zoellick, e ka kritikuar Kancelaren gjermane se nuk ka vizionin e duhur.

Zona euro është duke luftuar me një problem të rëndë borxhesh. Greqia, Italia dhe Spanja janë "djemtë plëngprishës" për ekonominë e Evropës.

Në veçanti tabloja në Greqinë që ka ngritur flamurin e falimentimit është më e zymtë.

Ndërkohë që autoritetet kërkojnë receta të reja për shpëtimin financiar të zonës euro, qeveritë me masat e shtrëngimit të rripave, i kanë detyruar qytetarët e thjeshtë të derdhen nëpër rrugë.

Demonstratat e atyre që protestojnë recetat e hidhura financiare janë të njëpasnjëshme.

Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy dhe Kancelarja Gjermane Angela Merkel nesër do të takohen në Berlin për të trajtuar problemet që po përjetohen në zonën euro.

Edhe liderët e zonës euro, në datën 17 Tetor do të takohen në Bruksel për të trajtuar hapat e rinj që do të hidhen përpara krizës.

Kurse Banka Botërore e cila i ka fajësuar liderët evropianë se nuk kanë marrë masa të mjaftueshme ka kritikuar edhe Kancelaren gjermane. Drejtori i Bankës Botërore Robert Zoellick, e ka kritikuar Kancelaren gjermane se nuk ka vizionin e duhur për krizën e borxheve të zonës euro.

Zoellick dha një intervistë në një revistë gjermane ku u shpreh se në Francë po afrojnë zgjedhjet presidenciale, Italia është duke kaluar nga një periudhë e turbullt, kurse Anglia nuk bën pjesë në zonën euro dhe me këto fjalë ai i drejtoi pyetjen Gjermanisë: "Atëherë nga do të vijë zgjidhja?".

Zoellick theksoi se deri tani autoritetet evropiane i kanë zgjidhur problemet me mbështetjen e likuiditeteve, por kjo ka mbetur e pamjaftueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)