18 Prill 2024

Greqia, Irlanda dhe Portugalia duhet të heqin dorë nga euro

Bruksel, 23 dhjetor - Greqia, Irlanda dhe Portugalia do të duhet që përkohësisht të heqin dorë nga euroja dhe t'u kthehen valutave të tyre të vjetra kombëtare, vlerëson fondacioni më i madh botëror i obligacioneve, PIMKO.

Ekspertët e fondit u sugjerojnë qeverive në këto vende se këtë duhet ta bëjnë që të mund të kryejnë ristrukturim të borxheve të tyre, gjë që nuk do të mund ta kryenin derisa janë pjesë e eurozonës.

Andrew Bossomvort, udhëheqës i pjesës evropiane të fondit pohon se këto tre anëtare të Bashkimit Evropian nuk do të mund të qëndrojnë në këmbë pa valutat e tyre të vjetra, sepse vetëm me to do të mund të kryejmë transferta më të mëdha në pagesë.

Pas përfundimit të operacionit për stabilizimin e ekonomive të tyre, Greqia, Irlanda dhe Portugalia do të munden të rikthehen në euro.

Politika aktuale e BE-së dhe e eurozonës, sipas vlerësimeve të PIMKO-s, është e paqëndrueshme në mungesë të unionit fiskal, për shkak se ajo mund të shkaktojë edhe rënie të euros.

Vlerësimi i liderëve evropianë se kriza është tejkaluar me valutën e përbashkët është tejet optimiste.

''Kriza ende nuk është tejkaluar dhe ajo do të jetë e pranishme në tregjet financiare edhe gjatë vitit 2011'', mendon PIMKO. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)