30 Prill 2024

Greqia duhet të kursejë 23 miliardë euro deri në vitin 2015

Athinë, 15 prill - Greqia duhet të kursejë 23 miliardë euro deri në vitin 2015, sipas programit buxhetor, brenda një afati kohor 2012-2015, të financave publike që qeveria do të paraqesë në ditët e ardhshme, njoftoi ministri grek i Financave, Jorgos Papankonstantinu.

\"Për të ulur deficitin publik, që do të arrijë deri në 17 miliardë euro deri në fund të vitit 2011 dhe do të reduktohet deri në tre miliardë euro deri në fund të vitit 2015, nën tre për qind e PBB-së, duhet të ketë ndërhyrje që arrijnë në 23 miliardë euro\'\', theksoi Papakonstantinu gjatë një konference financiare në Athinë.

\'\'Një pjesë e këtij projekti buxhetor trevjeçar do t\'i paraqitet nesër Këshillit të Ministrave dhe më pas projekti do t\'i paraqitet Parlamentit deri më 15 maj për një votim që është parashikuar në fillimi të muajit qershor\'\', theksuan burimet qeveritare.

Greqia ka kursyer rreth 14 miliardë euro në vitin 2010 dhe ka arritur të ulë deficitin e saj me më shumë se pesë pikë (15,4 për qind e PBB në 2009) pas miratimit të një plani shtrëngues ekonomik në këmbim të një kredie prej 110 miliardë eurosh akorduar nga zona euro dhe FMN.

\'\'Këto kursime janë bërë në sajë të uljes së pagave në funksionet publike me 15 për qind dhe nga reduktimi i pensioneve me 10 për qind\'\', theksoi Papakonstantinu duke siguruar se masat e parashikura nuk do të prekin më pagat.

Sipas Papakonstantinut, kursimet e parashikuara do të kryhen duke reduktuar kostot në administratën publike dhe duke luftuar kundër evazionit fiskal.

Ministri përsëriti se Greqia ndodhet aktualisht mes recesionit më të rëndë që vendi ka njohur ndonjëherë duke përmendur se ekonomia është kontraktuar me 4,5 për qind në vitin 2010, në të njëjtin nivel që zona euro ka pasur para dy vitesh.

Megjithatë ai u shpreh optimist për daljen nga kriza duke theksuar se recesioni në Evropë është ndjekur nga rimëkëmbja ekonomike dhe sipas shifrave zyrtare, nëde tremujori i fundit i vitit 2010 ka qenë më i dobëti i tremujorëve të mëparshëm për Greqinë, tremujori i parë i vitit 2011 do të jetë më i miri dhe deri në fund të vitit 2011 do të ketë një rimëkëmbje ekonomike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)