14 Maj 2024

Greqia do të largojë edhe 15 mijë nënpunes të administratës

Athinë, 8 shkurt - Greqia po i afrohet çdo ditë e më shumë pragut të falimentimit.

Në bisedimet për paketën e re me ndihma financiare nuk është arritur ende ndonjë progres i rëndësishëm.

Pikat, mbi të cilat është rënë dakord, po u paraqiten për miratim liderëve të partive politike.

Në këtë vend filloi një grevë e përgjithshme për të protestuar masat shtrënguese, mijëra vetë u përplasën me policinë. Gjatë bisedimeve ndërmjet Greqisë dhe trojkës së formuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bashkimit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane, palët po shqyrtojnë sasinë e borxheve që do të fshihen, normat e reja të interesit dhe masat shtesë të kursimit.

Për të vlerësuar kërkesat e trojkës mbledhje po zhvillojnë edhe liderët e 3 partive të mëdha në Greqi. Në këtë mbledhje po punohet për të rënë dakord në shkurtimet, që mund të bëhet në rroga dhe në sektorët e mbrojtjes, shëndetësisë dhe sigurimeve shoqërore.

Ndërkaq, qeveria e Athinës njoftoi se krahas 750 mijë nëpunësve të shtetit që kishte bërë të ditur më parë, do të nxjerrë nga puna edhe 15 mijë nëpunës të tjerë.

Mësohet se Kryeministri Lukas Papadhimos, përveç nxjerrjeve masive nga puna në administratën publike, ka në plan të ulë sërish edhe rrogat.

Nga ana tjetër, kjo recetë e hidhur bëri që populli i Athinës të tubohet sërish nëpër sheshe e rrugë. Greva e përgjithshme 24-orëshe e paralizoi tërësisht jetën në këtë vend.

Duke qenë se në këtë grevë morën pjesë si punonjësit e sektorit publik, ashtu edhe ata të sektorit privat, shkollat, portet, bankat dhe institucionet shtetërore u mbyllën për një ditë të tërë.

Protestuesit, që kërkonin të kapërcenin kordonin e sigurisë përreth godinës së parlamentit, u konfrontuan me policinë.

Në Athinë u organizuan demonstrata në dy pika të ndryshme dhe në to morën pjesë rreth 20 mijë vetë.

Ekonomistët tërheqin vëmendjen mbi rrezikun se, në rast të pamundësisë për arritjen e marrëveshjes lidhur me paketën e re të ndihmave financiare deri më 15 shkurt, atëherë muajin e ardhshëm Greqia mund të shpallë falimentimin dhe në Eurozonë mund të fillojë një kolaps i pakontrolluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)