28 Prill 2024

Greqia do të aplikojë lehtësira për shlyerjen e kredive

Athinë, 13 mars - Sekretari i Përgjithshëm i Konsumatorit, Dimitris Simakos ka paralajmëruar se së shpejti do të komunikohen lehtësira për shlyerjen e kredive që kanë marrë nga bankat greke qytetarët, qofshin punonjës të sektorit publik, qofshin të sektorit privat.

Sigurisht që këto masa të reja lehtësuese do të përfshijnë dhe shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi, raporoton agjencia greke e lajmeve AMNA.

Nga të dhënat që ofrojnë shoqatat e shqiptarëve dhe Banka e Shtetit, mësohet se janë disa mijëra shtetas shqiptarë, kryesisht minoritarë të cilët kanë marrë kredi dhe aktualisht, ashtu si dhe grekët janë në vështirësi të dukshme shlyerjeje dhe pagese të kësteve.

Koha ecën mjaft shpejt, nuk është çështje muajsh apo javësh, tha zoti Spirakos, i pyetur lidhur me kohën e komunikimit të vendimeve përfundimtare, që e përcaktori brenda muajt mars.

Ajo që kërkohet është që dialogu që ka filluar me bankat tregtare të shpjerë në rregullime për kreditë që paraqesin probleme, tha Spirakos, duke theksuar se masat që do të komunikohen do t’u ofrojnë mundësinë huamarrësve që t’u përgjigjen detyrimeve të tyre sa u përket kredive, sipas nivelit të të ardhurave që është krijuar tashmë për shkak të krizës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)