15 Maj 2024

Greqi, pakoja re e masave për kursim është e fundit

Athinë, 1 shtator - Kryeministri grek, Adonis Samaras bindi opinionin publik grek se pakoja më e re e masave për kursim, i përgatitur nga kabineti i tij, me vlerë prej 11,5 miliardë euro, do të ishte edhe pakoja e fundit e kësaj natyre, për shkak se edhe ekonomia greke, sipas tij, nuk mund të duronte dot më dhe premtoi se gjatë dy viteve të ardhshme vendi i tij do të ishte ndryshe.

\'\'Pakoja e fundit e masave është ajo që qeveria do t\'ia paraqesë kreditorëve\'\', tha Samaras në një seancë të komitetit politik të partisë \'\'Demokracia e Re\'\'. \"Ekonomia greke nuk mundet të durojë dot më\", theksoi ai.

\'\'Shkurtimet buxhetore janë të vështira, por të pashmangshme dhe pa to Greqia sërish do të kthehej në pozicionin zero lidhur me besimin ndaj saj dhe do të dilte nga eurozona, çka do të ishte më e dhimshme për të gjithë dhe katastrofike për vendin\", shtoi Samaras.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)