03 Maj 2024

Greqi: Masa kursimesh prej 6.9 miliardë euro

Athinë, 3 tetor - Këshilli i Ministrave të Greqisë aprovoi mbrëmë projektbuxhetin e vitit 2012 për të cilin kishte rënë dakord pas kontaktesh intensive edhe troika e rikthyer në Athinë.

Në projektbuxhetin, që sot pasdite do t\'i paraqitet parlamentit për aprovim, parashikohen masa prej 6.9 miliardë eurosh për vitet 2011 dhe 2012 përmes reduktimit të pagave dhe pensioneve, personelit rezervë por edhe tatimit të pasurisë së patundshme.

Viti 2011 do të mbyllet me një defiçit 8.5% (nga 7.8% që ishte parashikuar) për shkak të recesionit më të thellë, 5.5 % dhe jo 3.8% siç parashikohej. Për vitin 2012 defiçiti do të ulet në 6.8%.

Të dhënat në fjalë përfshihen në komunikatën e mbremshme të ministrisë së Financave.

Në të theksohet se ulja e defiçitit buxhetor në 6.8% ose 14.65 miliardë euro lejon prodhimin e tepricës primare prej 3.2 miliardë eurosh ose 1.5% të GDP-së, që shënon dhe “hyrjen e vendit në një fazë të re financiare”.

Kurorëzohet kështu një përshtatje financiare që filloi në vitin 2009 me një defiçit primar prej 24 miliardë eurosh (defiçit financiar 36 miliardë euro). Me arritjen e tepricave primare, përfundon komunikata, “koracohet vendi falë sakrificave dhe përpjekjeve të popullit grek”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)