03 Maj 2024

Greqi: Falimentojnë 30 mijë familje të zhytura në borxhe

Athinë, 2 tetor - 30 mijë familje të zhytura në borxhe kanë shpallur falimentimin në Greqi.

Bazuar në ligjin për marrëveshje me bankat për kompromis midis bankave dhe familjeve që nuk mund të paguar kestet per blerjen e shtepive, makinave ose kredive konsumatore te marra prej bankave.

Sipas një artikulli të gazetës “Ethnos”, kërkesat më të shumta janë depozituar nga familjet që nuk mund të shlyejnë këstet e kredisë për banesën e parë.

Interesant është fakti se 1/3 e kërkesave të paraqitura janë nga punonjës të sektorit shtetëror, ndërsa 80% vjen nga pensionistët e IKA-ve etj.

Këto të dhëna tregojnë se nga masat e ashpra fiskale janë prekur njerëzit, rroga ose pensioni i të cilëve është reduktuar ndjeshëm.

Bankat vlerësojnë se numri i familjeve në prag të falimentimit do të rritet në 40 mijë.

Mësohet se kjo procedurë nuk është aspak e lehtë, pasi vetëm 1 në katër kërkesa pranohet për arritje në kompromis nga bankat.

Nga 7500 kërkesa të paraqitura kohët e fundit, janë shqyrtuar në gjykatë më pak se 50(!).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)