14 Maj 2024

Graqi kalon pragun e 1 milion të papunëve

Athinë, 9 mars - Papunësia ka mbetur pothuajse e pandryshueshme gjatë muajit dhjetor në Greqi, duke e tejkaluar pragun prej një milion të papunësh duke arritur në 21 për qind, njoftoi Autoriteti Grek i Statistikave.

"Numri i të papunëve ka arritur në 1 033 milionë, në një popullsi të përgjithshme prej 11 milionë banorë, ose një rritje prej 40,9 për qind në raport me muajin dhjetor të vitit 2010 dhe me 0,38 për qind në raport me muajin nëntor të vitit 2011", deklaroi autoriteti në një komunikatë.

Papunësia ka prekur veçanërisht të rinjtë e moshës nga 15 deri në 24 vjeç, që përbëjnë më tepër se gjysmën 51 për qind, nuk kanë vend pune. Gjithashtu gratë janë shumë të prekura, me një normë papunësie prej 25,3 për qind ndaj 18,7 për qind në muajin dhjetor të vitit 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)