17 Maj 2024

Graçanica e Lipjani me qendër të re për regjistrim të biznesit

Prishtinë, 19 qershor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari - Lila inauguroi sot dy qendra të reja të biznesit të njohura si “one stop shop”.

Qindra e mijëra biznese nga Graçanica dhe Lipjani detyroheshin të udhëtonin deri në Prishtinë për të regjistruar biznesin e tyre e më pas për të shkuar në Administratën Tatimore të Kosovës për të marrë numrin fiskal. 

Në objektin e komunës së Graçanicës, ministrja Kusari – Lila së bashku me kryetarin e Gracanicës Bojan Stojanovic hapën Qendrën Komunale të Biznesit.

Në ceremoninë e hapjes,  ministrja e Kusari-Lila, tha se hapja e kësaj qendre lehtëson procedurat e regjistrimit të biznesit të kësaj komune: “Qysh nga fillimi i marrjes së postit të ministres jam zotuar se do të punoj me përkushtim të plotë për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes. Sot, po prezantojmë një rezultat konkret për këtë. Reformat që kemi ndërmarrë deri më tani kanë shkurtuar kohën e regjistrimit të biznesit nga 58 ditë në më pak se 5 ditë”,- theksoi ajo.

Në anën tjetër, kryetari i komunës së Gracanicës z.Stojanovic tha se ka mirëpritur hapjen e kësaj qendre: “Nga sot bizneset në këtë qendër mund të pajisen me certifikatë të biznesit për 72 orë, gjithashtu certifikata e biznesit bashkë me numrin fiskal mund të merren në një dokument për një periudhë shumë të shkurtë kohore, si dhe bizneset mund të marrin këshilla nga zyrtarët e kësaj qendre” – tha z.Stojanovic

Ministrja Kusari – Lila e shoqëruar nga kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim të Biznesit (ARBK) vazhduan rrugën e tyre në Lipjan, ku ministrja u prit nga kryetari i kësaj komune z.Shukri Buja për të bërë hapjen e qendrës së financuar nga Banka Botërore.

“Deri më tani në ARBK janë regjistruar 3196 biznese nga Lipjani. Mund ta imagjinoni sa e mundimshme ishte ardhja deri në Prishtinë, ndërsa nga sot qytetarët nga Lipjani kanë qendrën e tyre ku mund të regjistrohen dhe të pajisen me informata të nevojshme”, -tha ministrja Kusari – Lila gjatë inaugurimit të qendrës për regjistrim të biznesit, si dhe sistemin e integruar për marrjen e numrit fiskal dhe numrit të biznesit në një certifikatë të vetme.

Duke vlerësuar lartë hapjen e kësaj qendre, kryetari i Komunës Shukri Buja tha: “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka trajnuar stafin tonë se si të punojnë me sistemin e integruar, ku tani bizneseve ju shkurtohet një pjesë e konsiderueshme e kohës, por edhe e parave me hapjen e  kësaj qendre. Ne ju sigurojmë se këtu do të punohet me efikasitet dhe përveç procedurave të hapjes së biznesit stafi ynë do t’iu japin informata edhe investitorëve të interesuar për komunën tonë”

Pjesë e planit të hapjes së qendrave one stop-shop janë edhe 4 qendra tjera në Shtime, Fushë-Kosovë, Prishtinë dhe Obiliq. e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)