07 Maj 2024

Gjykata u njeh të drejten e 20 % 714 punëtorëve të “Ramiz Sadiku”

Prishtinë, 1 korrik - Trupi gjykues i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas, më 10 qershor 2011 e nxori aktgjykimin për lëndën lidhur me privatizimin e ndërmarrjes shoqërore (NSH) KNI “Ramiz Sadiku” Prishtinë, i cili është bërë më 27 qershor 2006.
 
1339 ankues nga radhët e komuniteteve të ndryshme në Kosovë kanë parashtruar ankesë në Dhomën e Posaçme kundër listës së punëtorëve të përpiluar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Një numër i madh ankuesish kërkuan përfshirjen e tyre në listën e punëtorëve me të drejta legjitime dhe pohuan se kishin qenë të diskriminuar nga masat e dhunshme gjatë viteve 1990 ose nga menxahmenti i ri i NSH-së i cili ka punuar pas luftës.

Disa ankues kërkuan që t’ju korrigjohet stazhi i tyre i punës ose të hiqen disa punëtorë prej listës së publikuar nga AKP-ja. Seancat për këtë rast kanë zgjatur 34 ditë gjatë një periudhe tremujore.
 
Aktgjykimi, i cili përbëhet nga 1097 faqe, e urdhëron AKP-në që të përfshijë në listën e punëtorëve ish-punëtorët të cilët gjykata i ka identifikuar si me të drejtë legjitime për të përfituar nga 20% i të ardhurave nga privatizimi i NSH-së dhe të cilët do të ishin në listën e rrogave në kohën e privatizimit për së paku tri vite, sikur ata të mos kishin qenë të diskriminuar.

714 ankues kanë pasur sukses dhe i janë shtuar listës së punëtorëve me të drejta legjitime; 34 ankueseve u është zgjatur stazhi i punës nga e cila gjë ata do të përfitojnë një pjesë më të madhe nga të ardhurat.

Në përgjithësi, 748 ankesa kanë qenë të suksesshme. 8 emra janë larguar nga lista pas zbardhjes së rrethanave gjatë seancave gjyqësore. Ndaj aktgjykimit mund të ushtrohet ankesë.
 
Ankuesit ftohen që të marrin nga një kopje të aktgjykimit në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme,  ndërtesa në rrugën Nazim Gafuri nr. 31. Kopjet e aktgjykimit do të jenë gati për t’u tërhequr nga dita e enjte, 7 korrik 2011 gjatë orarit të rregullt të punës në recepcionin e gjykatës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)