Gjilani nis aksionin për lirimin e hapësirave te Shtëpia e Mallrave

Gjilan, 18 janar - Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave private dhe publike te Shtëpia e Mallrave. 
Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka njoftuar se ky aksion ka nisur të premten dhe do të vazhdoj deri në largimin e kontrukteve të metalta, të cilat janë shfrytëzuar si terasa verore pa vendime e pëlqime. 
“Po i lirojmë hapësirat private dhe publike në bazë të peticionit të nënshkruar nga shumica e pronarëve te Shtëpia e Mallrave."
"Po lirohen hapësirat jashtë objektit, të cilat janë shfrytëzuar si terasa verore, pa vendim e pëlqim nga drejtoritë përkatëse."
"Të gjithë ata që nuk posedojnë leje dhe e tejkalojnë hapësirën jashtë objektit, kontruktet metalike do të largohen”, ka thënë Rushiti. 
Ai ka theksuar se Shtëpia e Mallrave po rikthehet në gjendjen e mëparshme.   














