28 Prill 2024

Gjermania vazhdon ta përkrahë zhvillim ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 19 gusht - Ministri i Financave,  Bedri Hamza, priti sot në takim njohës Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Ernst Reichel, me të cilin biseduan  për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale te Gjermanisë.

Ministri Hamza duke falënderuar Ambasadorin gjerman për vizitën dhe bashkëpunimin, ai shfrytëzoj rastin për ta falënderuar popullin dhe shtetin gjerman për kontributin jetik dhe përkrahjen e vazhdueshëm që shteti gjerman i ka dhënë Republikës së Kosovës, sidomos mbështetjen gjatë vitit 1999,  e cila i hapi perspektivë zhvillimit të mëtejme të Kosovës si një vend i lirë dhe gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme politike dhe diplomatike.

 Ai më tej e njoftoi ambasadorin për objektivat dhe aktivitetet kyçe të ministrisë, sidomos në lidhje me buxhetin e shtetit dhe trendët pozitive të rritjes së të hyrave .

Ndërsa , Ambasadori gjerman, Ernst Reichel, duke falënderuar Ministrin Hamza për mikpritjen , ai shprehi gatishmërinë e Republikës Federale të Gjermanisë për të vazhduar përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës, përmes investimeve dhe përkrahjes politike të shtetit të Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)