01 Maj 2024

Gjermania vazhdon përkrahjen dhe bashkëpunimin me Kosovën

Prishtinë, 3 maj - Ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Republikës Federale të Gjermanisë,  Dirk Niebel, gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën e Kosovës, është pritur sot nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ministri për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj.

Në këtë takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve sidomos në planin e zhvillimit ekonomik, tërheqjes dhe mbrojtjes së investimeve të ndërsjella dhe stabilitetit financiar.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke falënderuar  shtetin dhe popullin gjerman për ndihmën e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, tha se Republika Federale e Gjermanisë është një ndër donatorët me të mëdhenj në Kosovë e cila që nga pas lufta e këndej ka investuar në Kosovë 400 milion euro.

\"Prioritetet dhe fushat  në të cilat ka  investuar janë  prioritete edhe të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, për çka ne jemi mirënjohës dhe  e falënderojmë. Taksat e tyre kanë kontribuar në përmirësimin e sektorit të e energjisë furnizimit me ujë dhe në sektorin financiar në arsim,  dhe në agrobiznes”.

Ai më tej shtoi se “Ndihma dhe përkrahja e Gjermanisë është e gjithanshme, fusha kryesore ku është e përcaktuar kjo përkrahje është, sektori I energjisë,  ku do të filloj së ndërtuari edhe linja e transmisionit të lartë projekti i furnizimit me ujë për Prishtinën, fondi për sigurimin e depozitave dhe gjithashtu  përkrahja në projektet  në arsim, në biznes, për procesin e riatdhesimit dhe fusha të tjera”.

Ndërsa, Ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Republikës Federale të Gjermanisë,  z. Dirk Niebel,  duke shprehur përkushtimin e shtetit gjerman për përkrahjen e dhe bashkëpunimin me  Republikën e Kosovës , sidomos në  procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, tha se “Ne kemi biseduar për tema të rëndësishme politike të cilat i  përkasin bashkëpunimit tonë të  përbashkët në veçanti për nevojat e kritereve të cilat duhet të përmbushen me afrimin me BE-në dhe  këtu në veçanti janë sundimi i ligjit, transparenca dhe veprimet e mira qeverisëse dhe ne jemi të mendimit që një hap i rëndësishëm për përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë në një zhvillim të përforcuar ekziston dhe për këtë arsye ne kemi një interesim të përbashkët që të rritet dhe të jetë prezent edhe investimi i ndërmarrjeve gjermane në Kosovë në fushën e telekomunikacionit dhe minierave”. 

Në anën tjetër, Ministri për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj, tha se “ Ne u pajtuam gjatë ditës së sotme që të shihet mundësia e bashkëpunimit bilateral në mes të Republikës  Federale së Gjermanisë dhe  Republikës së Kosovës në fusha konkrete të biznesit dhe duke ofruar mundësin e angazhimit sepse kemi përcaktuar që sektori privat do të jetë bartës i zhvillimit ekonomikë, prandaj e kemi marrë përkrahjen edhe nga Ministri gjerman se do të ketë një përkrahje shumë më aktive në drejtim të sjelljes së investitorëve, duke respektuar rendin dhe ligjin, konkurrushmërinë   si dhe  standardet ndërkombëtare sa I përket angazhimit në zhvillimin ekonomikë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)