26 Prill 2024

Gjermania shembull në ekonomi

Berlin, 27 dhjetor - Por gjermanët nuk do të ishin gjermanë në rast se duke lënë më një anë mesazhet e lumtura nuk do të analizonin me saktësi, se si vendi ia doli ta përballonte kaq mirë krizën.

Kësaj pyetje kancelarja Merkel i përgjigjet: "Kemi një ekonomi inovative me një bërthamë të fortë industriale. Kemi një shtresë të mesme dinamike. Kemi punonjës me rendiment të lartë, gjë që përbën një partneritet social mbi të cilin mund të mbështetesh. Kjo është ajo që ne e quajmë ekonomi tregu të gjallë, një ekonomi sociale tregu, e cila shpesh është përqeshur disi prej botës. Por tani aps krizës ne na kanë zili shumë vende të botës pikërisht për këtë ekonomi sociale tregu."

Dhe vërtet në kohën e krizës ekonomike si punëdhënësit edhe punëmarrësit treguan një partneritet të dukshëm me njëri-tjetrin. Kjo u bë e mundur, sepse qeveria gjermane e shtriu në maksimalisht 24 muaj të drejtën e punësimit me orar të shkurtuar.

Ky sistem do të thotë që për një farë kohe të punësuarit nuk punojnë me orar të plotë, ose nuk punojnë fare, por nuk pushohen nga puna. Ndërkohë që rroga e tyre në këto raste paguhet një pjesë nga Agjencia federale e Punës dhe një pjesë nga vetë sipërmarrjet.

Punësimi me orar të shkurtuar është një alternativë e mirë ndaj pushimeve nga puna dhe përdoret në ato degë ku është e qartë se kriza është e përkohshme dhe dalja prej saj e dukshme.

Pagesa prej 7 eurosh për orë punë në degët e industrisë metalike dhe asaj elektrike ka çuar në shpenzime të përgjithshme prej tre miliardë eurosh për këto degë. Por këto konsiderohen prej tyre si një investim për të kapërcyer periudhën e vështirë të krizës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)