04 Maj 2024

Gjermania pret rreth 140.000 punëtorë në vit nga vendet lindore

Berlin, 23 prill - Agjencia e Punës vlerëson se pas hapjes së tregut gjerman të punës më 1 Maj, në Gjermani do të vijnë nga vendet lindore rreth 140.000 punëtorë në vit.

Në rajonet kufitare me Poloninë, Çekinë dhe Slloveninë do të shtohet konkurrenca për punë, deklaroi shefi i Agjencisë Frank-Jürgen Weise.

Presioni në veçanti do të shtohet për punët sezonale. Megjithatë, Weise është i mendimit se këto lëvizje do të jenë pozitive, sepse në Gjermani do të vijnë më pak forca punëtore se sa ka nevojë ky vend.

Prej 1 Majit punëtorët nga tetë vendet e reja anëtare kanë të drejtën e lëvizjes së lirë brenda BE-së.

Punëtorët nga Estonia, Letonia, Polonia, Lituania, Sllovakia, Sllovenia, Çekia dhe Hungaria do të kenë të drejtë të punësohen në të gjitha vendet e tjera të BE-së, sikur edhe shtetasit e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)