27 Prill 2024

Gjermania planifikon të mbyllë rreth 10 mijë vende pune

Berlin, 6 korrik - Byroja federale gjermane për punë planifikon të mbyllë rreth 10 mijë vende të punës për shkak të zvogëlimit të papunësisë në ekonominë më të madhe evropiane, deklaroi kreu i Byrosë për mediat gjermane.

“Do të pezullojmë 10.000 vende të punës gjatë periudhës deri në vitin 2015, gjegjësisht rreth 10 për qind e të punësuarve”, deklaroi të hënën Frank-Jirgen Vejse për të përditshmen gjermane “Bild”.
Shkurtimet e planifikuara të vendeve të punës me të cilat do të përfshihet personeli administrativ më shumë sesa këshilltarët për të papunët, tek tani duhet të lejohen nga Qeveria në Berlin, shtoi Vejse.

Shumica e shkurtimeve do të zbatohen në mesin e punëtorëve me kontrata në kohë të caktuar, kështu që nuk do të plotësohen vendet e zbrazëta të të punësuarve që do të sgkojnë në pension.

Sipas të dhënave të Byrosë, papunësia në Gjermani në maj është ulur në nivelin më të ulët gjatë 20 viteve të fundit, nën shifrën politikisht të ndjeshme prej tre milionë, duke iu falënderuar rritjes së fuqishme të ekonomisë më të madhe në Evropë.

Numri i të papunëve në maj në Gjermani ishte zvogëluar për 67 mijë në muaj dhe për 255 mijë në nivel vjetor, në 2,89 milionë, publikoi javën e kaluar Byroja federale për punë. Me këtë, shkalla e papunësisë, gjatë përllogaritjes së të cilës nuk merren parasysh faktorët sezonal, në nivel mujor është zvogëluar për 0,1 pikë procentuale në 6,9 për qind.

Sipas të dhënave, shkalla e papunësisë në maj sërish ka mbetur në shtatë për qind, që paraqet nivelin më të ulët pas bashkimit të Gjermanisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)