03 Maj 2024

Gjermania përkrahë zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës

Prishtinë, 13 tetor - Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel ka shprehur sot përcaktimin e vendit të tij për të përkrahur Kosovën në të gjithë lëmit, duke theksuar në rend të parë përkrahjen në zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjatë takimit me kryetarin e odës Ekonomike të Kosovës dhe përfaqësuesit e biznesit vendor ambasadori Reichel tha se e ka vizituar Odën Ekonomike të Kosovës për të shprehur  përkrahjen e mëtutjeshme të tij dhe vendit të tij zhvillimit ekonomik.

Ai theksoi se rinia kosovare është shpresa e zhvillimit të vendit pasi që ka kualifikimet e duhura dhe njeh gjuhët e huaja.

“Sot biseduam edhe për themelimin e shoqatës së kompanive gjermano kosovare , dhe ajo që më gëzon më së shumit është se kjo është iniciativa e kosovarëve dhe jo e gjermanëve”, tha ambasadori Reichel.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me këtë rast ka theksua se Gjermania deri më tash në mënyrë të gjithanshme ka përkrahur Kosovën në të gjitha fushat.

“Ambasadorin e kam informuar për aktualitetin ekonomik ne Kosove, po ashtu e falënderova për përkrahjen e pafund te qeverise gjermane te proceseve edhe ne Kosove edhe ne Oden ekonomike te Kosovës . OEK-u ka arritur ta ketë një strategji, një plan te aktiviteteve dhe një vizion dhe e tera kjo është bere fal përkrahjes te Qeverise Gjermane”, tha ai.

Kryetari Gërxhaliu theksoi se modelet gjermane te edukimit do te jene me siguri model i mirëseardhur për ardhmërinë e Kosovës.
 
“Është mire qe ne Kosove te gjithë studiojnë, por do te jemi me te kënaqur qe te gjithë te punojnë “, tha kryetari i OEK-ut.
 
Ai ka thënë se ekziston nevojë e madhe që të punohet në promovimin e vlerave dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës.

“Si gjithmonë gatishmëria e ambasadorit ka qene e pakontestueshme dhe ai do ti përkrah te gjitha këto procese me te vetminë qellim qe te arrihet një stabilitet dhe qëndrueshmëri ne Kosove”, tha kryetari Gërxhaliu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)