16 Maj 2024

Gjermania me plan për rritjen ekonomike

Berlin, 26 maj - Qeveria gjermane po përgatit një plan masash me gjashtë pika për të mbështetur rritjen ekonomike në vendet në vështirësi të zonës euro, që parashikon veçanërisht vendosjen e zonave të lira, konfirmoi sot e përjavshmja \'\'Der Spiegel\'\'.

Berlini po mbështet krijimin e zonave të lira në shtetet e goditura nga kriza në zonën euro për të tërhequr investitorët e huaj me reduktime fiskale dhe rregulla më pak kufizuese, vijon e përjavshmja pa cituar burimet.

Ky projekt parashikon gjithashtu se shtetet në krizë të reformojnë tregun e tyre të punës sipas modelit gjerman duke e bërë më fleksibël ligjin për mbrojtjen kundër largimeve nga puna apo uljen e pagave.

Për kapërcimin e vështirësive të tyre, këto shtete mund të krijojnë organizma të ngarkuar me privatizimin e ndërmarrjeve publike, një model i privilegjuar nga Gjermania pas bashkimit për transferimin e pasurive nga ish-Republika Demokratike e Gjermanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)