05 Maj 2024

Gjermania kushtëzon ndihma të reja për Greqinë

Berlin, 3 qershor - Gjermania vazhdon të kushtëzojë një tjetër ndihmë të mundshme për Greqinë me një pjesëmarrje të huadhënësve privatë, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Financave, duke folur për pritshmëri të lartë nga ana e Berlinit në këtë drejtim.

Në rast se do të duhet të merren masa të tjera për t\'i ardhur në ndihmë Greqisë, një ndihmë e re do të parashikohej vetëm me tre kushte, detajoi zëdhënësi, Martin Kotthaus.

\"Masa shtesë nga ana e Greqisë, veçanërisht në drejtim të politikës fiskale, një plan tepër konkret, tepër të prekshëm dhe transparent privatizimesh, dhe së treti është e rëndësishme që sektori privat (...) të marrë përsipër përgjegjësitë\", u shpreh ai.

\"Se në ç\'formë nuk mundem ende ta them\", shtoi ai, por nëse sektori publik jep më shumë se ç\'ka lejuar deri tani, është evidente që edhe huadhënësit privatë duhet të marrin pjesë, dhe Berlini ka pritshmëri të mëdha në këtë drejtim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)