03 Maj 2024

Gjermania i shpëton për pak recesionit

Prishtinë, 13 tetor - Institutet kryesore gjermane të studimeve ekonomike e shohin Gjermaninë para një frenimi të fortë koniunkturor.

Recesioni mund të shmanget vetëm, nëse qeveritë evropiane do të arrijnë, të zbusin krizën e borxhit të euros, thuhet në studimin e vjeshtës të ekonomistëve, të cilin e citon gazeta \"Frankfurter Allgemeine Zeitung\".

Produkti i brendshëm bruto do të rritet sipas studimit edhe me 2,9 për qind për shkak të fillimit të mirë.

Në vitin 2012 Institutet sipas \"FAZ\" presin një rritje të pakët prej 0,8 për qind. Në pranverë u bë një parashikim për një rritje 2,0 për qind.

 Tregu i punës nuk do të preket nga frenimi ekonomik, për aq sa kriza të mos  përshkallëzohet.

Ekspertët akuzojnë qeveritë e shteteve të Eurozonës, se nuk kanë gjetur akoma recetën e duhur për të kontrolluar krizën e borxheve.

Të domosdoshme janë në radhë të parë propozimet për propozimet për rikapitalizimin e bankave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)