13 Maj 2024

Gjermania e Franca bashkë përgjegjëse për krizën e borxhit

Romë, 29 mars - Kryeministri italian, Mario Monti deklaroi sot se qëndrimi ‘i kushtueshëm i Gjermanisë dhe Francës në fillim të viteve 2000 ishte një prej shkaqeve të krizës evropiane të borxhit.

“Kjo histori nisi në vitin 2003, kur euro ishte veçse një ”bebe”. Në atë kohë ishin Gjermania dhe Franca që ishin laksiste përsa i përket deficiteve publike dhe borxheve”, theksoi ai gjatë një fjalimi në Tokio, ku po zhvillon një vizitë.

Monti, i cili zëvendësoi manjatin, Silvio Berlusconi në mes të muajit nëntor për të shpëtuar ekonominë e tretë të zonës euro, që ishte e kërcënuar të përfshihej nga stuhia e krizës së borxhit, kujtoi se Këshilli Evropian kishte vendosur në atë kohë të mos penalizonte dy ekonomitë kryesore të zonës euro.

“Këshilli evropian, në atë kohë drejtuar nga Italia që kishte presidencën e radhës, u shpreh se në kundërshtim me propozimin e Komisionit, Gjermania dhe Franca nuk do të jenë të shqetësuara pavarësisht deficitit të tyre që e kalonte nivelin tre për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, nënvizoi ai.

“Sigurisht nëse babai dhe mamaja e zonës euro shkelin rregullat, ju nuk mund të shpresoni se vende si Greqia t’i respektojnë”, theksoi ai.

Vizita e Montit në Tokio u zhvillua në kuadër të një turneu aziatik. Kryeministri italian do të promovojë sharmin e një Italia të re, më pak burokratike dhe shumë të hapur për investimet e huaja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)