17 Maj 2024

Gjermania drejt ratifikimit të paktit fiskal

Berlin, 26 qershor - Qeveria federale gjermane ka kapërcyer një pengesë të rëndësishme për ratifikimin e paktit të stabilitetit për më shumë disiplinë buxhetore në BE.

Pas një takimi të nivelit të lartë në zyrën e kancelares në Berlin të dielën, edhe landet dhanë miratimin e tyre.

Mediat gjermane e komentojnë paktin si një blerje tepër rë shtrenjtë për kancelaren Merkel. Federata paguan një çmim të lartë që të marrë miratimin e landeve.

Në këmbim komunat do të lehtësohen në shuma miliardëshe. Veç kësaj do të jetë Federata ajo që do të marrë përsipër rreziqet financiare që mund të lindin nga pakti fiskal.

Qeveria konservatoro-liberale pas disa muajsh negociata kishte rënë dakord edhe me socialdemokratët dhe ekologjistët në opozitë, për futjen e një pakti fiskal evropian të shoqëruar nga një program rritje ekonomike dhe një taksë mbi transaksionet financiare.

Bundestagu dhe Këshilli i Landeve pritet të miratojnë këtë të premte ombrellën afatgjatë për shpëtimin e euros (ESM) së bashku me paktin fiskal, të cilat janë disa nga instrumentet për t'i dhënë fund krizës së euros.

Por ligji për paktin fiskal nuk do të hyjë ende në fuqi. Presidenti gjerman Joachim Gauck ka bërë të ditur se do të presë për të dhënë firmën e tij.

Arsyeja është se Gjykata Kushtetuese ka kërkuar kohë për shqyrtimin e procedurës, pas një padie të ngritur nga partia "E Majta".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)