28 Prill 2024

Gjermania dhuron 33 milion euro donacion për Kosovën

Prishtinë, 24 shtator - Qeveria Gjermane i ka dhënë 33 milion euro Kosovës donacione për përmirësimin e infrastrukturës jetësore. Fondet e zotuara do të implementohen kryesisht për avancimin e furnizimit me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza, konkurrencën në sektorin privat, menaxhimin komunal të tokës dhe integrimin ekonomik evropian.

Këto fonde do të përdoren në vitin 2010 dhe në vitet në vijim. Shuma përfshin deri në 24 milion euro për projekte të bashkëpunimit financiar dhe 9 milion euro për projekte të bashkëpunimit teknik.

Fondet e përdorura për bashkëpunim financiar do të jepen në formë të granteve (4 milion  euro) dhe një kredi zhvillimore me kushte shumë të favorshme (deri në 20 milion euro), fondet e përdorura për bashkëpunim teknik do të jepen në formë të granteve dhe/ose në formë të ekspertizës dhe shërbimeve këshillëdhënëse (9 milion euro).

Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e bënë zëvendës ministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Hans-Dieter Steinbach.

Zëvendës Ministri i Ekonomisë dhe Financave tha se shteti gjerman është njëri prej donatorëve më të mëdhenj për Kosovën dhe sipas tij, këto mjete do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në rregullimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Gjermania e ka ndihmuar në vazhdimësi Kosovën dhe kjo ndihmë shërben si një shtysë që Kosovë t’i plotësojë kushtet për një jetë më të mirë të qytetarëve”.

Hamza tha se këto mjete do të shfrytëzohen me kujdes dhe do të investohen në projekte të rëndësishme. “Përmirësimin e ujit të pijës, rregullimin e gypave. Eliminimin e ujrëve të zeza si dhe rregullimin e kadastrit. Të gjitha këto mjete do ta rregullojnë infrastrukturën jetësore në Kosovë”, tha Hamza.

Ndërsa ambasadori gjerman në Kosovë, Hans-Dieter Steinbach tha se Gjermania do të vazhdoi ta ndihmoi Kosovën që të përshpejtohet anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian. Ai tha se Kosova është duke shkruar me hapa të sigurt dhe ka një të ardhme evropiane.

“Këto të holla do t’i ndihmojnë Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, sepse kushtet themelore që një shtet mund të anëtarësohet në BE, janë edhe përmirësimi i infrastrukturës në të gjitha aspektet. Projekti do të drejtohen në përmirësimin me ujë të pijes dhe një problem që është shumë i shpeshtë në Kosovë, eliminimin e ujërave të zeza”, tha Steinbach.

Në anën tjetër, Ministri i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj tha se këto të holla përafrojnë shërbejnë drejtpërsëdrejti në plotësimin e kushteve që Kosova duhet t’i ketë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Kosova për cdo ditë po i plotëson kushtet për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian. Edhe ky projekt është dhe kjo ndihmë nga shteti gjerman është një shtytje që Kosova do të punojë edhe më shumë për në rrugën e saj në BE”, tha Beqaj. Sipas tij, Kosova së shpejti do t’i plotësoi kushtet për liberalizim të vizave.

“Në vizitën time që kisha në Bashkimin Evropian, kisha takime me shumë zyrtarë. Ata thanë se Kosova është në rrugë të mbarë për në BE, dhe unë besoj se edhe ky projekt i financuar nga Gjermania është njëri nga shtytësit që Kosova t’ plotësoi kushtet”, tha Beqaj.

Për sa i përket shpërndarjes së fondeve, pjesa më e madhe - që është 24 milion euro (4 milion € grante, 20 milion € kredi zhvillimore) – do t’i dedikohet sektorit të ujit.

Ky zotim përbënë një vazhdimësi të aktiviteteve të bashkëpunimit gjermano-kosovar në sektorin e ujit në Prishtinë dhe jugperëndim të Kosovës, me një risi e cila është kombinimi unik i fondeve të komunës, qeverisë, BE-së (5 milion euro grant i IPA-së) dhe atyre gjermane (20 milion euro kredi) për ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit në Prishtinë dhe një fokusim të shtuar në trajtimin e ujërave të zeza në jugperëndim të Kosovës.

Projekte të tjera të zotuara të bashkëpunimit përfshijnë një projekt të ri për nxitjen e konkurrencës në sektorin privat (3.5 milion € grant) i cili do të përqendrohet në përmirësimin e kushteve strukturale për aktivitetet ekonomike, veçanërisht atyre për gra.

Do të vazhdoj poashtu edhe bashkëpunimi në fushën e menaxhimit komunal të tokës (2.5 milion € grant), duke siguruar më tej të drejtat e pronës dhe duke promovuar kështu një parakusht thelbësor për investime ekonomike.

Së fundi, një projekt i ri i cili siguron “Përkrahje për procesin e Integrimit në BE” (3 milion € grant) i përgjigjet kërkesës së Ministrisë së Integrimit Evropian për të optimizuar koordinimin e brendshëm të procesit të integrimit në BE, dhe në veçanti, integrimin ekonomik, duke përfshirë menaxhimin organizativ dhe lidhjen me rrjetet e shoqërisë civile dhe sektorit privat.

Vëllimi i përgjithshëm i Bashkëpunimit bilateral teknik financiar që nga fillimi i bashkëpunimit në vitin 1999 kap shumën prej 340 milion €, duke e bërë kështu Gjermaninë donatorin më të madh bilateral në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)