02 Maj 2024

Gjermania dhe Franca premtojnë të mbrojnë Euron

Berlin, 10 dhjetor - Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës premtuan se do të bëjnë gjithçka është e nevojshme për të mbrojtur Euron.

Presidenti francez Nikola Sarkozi u takua sot me kancelaren gjermane Angela Merkel në Frajburg të Gjermanisë për të diskutuar mbi krizën e borxheve në eurozonë.

Takimi zhvillohet në prag të një samiti të rëndësishëm të Bashkimit Evropian që do të mbahet javën e ardhshme.

Zoti Sarkozi tha në një konferencë shtypi se dy vendet janë thellësisht të lidhur me Euron.

“Ne, tha presidenti francez, do ta mbrojmë Euron sepse Euroja është Evropa dhe Europa është e ardhmja e vendeve tona.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)