16 Maj 2024

Gjermani, shenja pesimiste për ekonominë

Berlin, 28 gusht - Besimi i biznesit gjerman pësoi rënie për të katërtin muaj radhazi, duke prekur nivelin më të ulët në dy vite e gjysmë, raportoi të hënën sondazhi i një qendre të specializuar.

Indeksi i besimit ra në 102.3 pikë në muajin gusht, një pikë më pak se sa në korrik. Këto të dhëna tregojnë se shtatë mijë firmat dhe kompanitë më të mëdha gjermane janë nervoze për situatën aktuale financiare dhe kanë dyshime mbi aftësinë e Berlinit për të shmangur në vend rrjedhojat negative të paqendrueshmërisë brenda Eurozonës.

Ndërkohë, rritja ekonomike e ekonomisë më të madhe të Europës u ngadalësua në 0,3%, në tremujorin prill-qershor.

”Bizneset janë gjithmonë e më pesimistë rreth mjedisit në të cilit duhet të operojnë”, deklaroi presidenti i kompanisë analizuese, Hans-Werner Sinn.

”Kjo është një shenjë e keqe, që tregon se ekonomia gjermane është duke u dobësuar aktualisht”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)