19 Prill 2024

Gjermani, Paga të majme për menaxherët e bankave

Berlin, 26 shtator - Në bankat gjermane të shpëtuara nga shteti gjatë krizës ekonomike sipas një njoftimi në media vazhdojnë të paguhen paga të majme për menaxherët.

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung" shkruan se rreth 200 bankierë të institucioneve financiare, të cilat janë ndihmuar nga mjetet publike, kanë arritur sërish të fitojnë brenda vitit secili më shumë se gjysmë milioni euro.

Për anëtarët e kryesisë së institucioneve financiare të ndihmuara nga shteti, fondi shtetëror Soffin kishte caktuar një prag vjetor fitimi prej 500 mijë eurosh. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)