20 Prill 2024

Gjermani, Gjithnjë e më shumë të moshuar mbesin pa punë

Berlin, 13 nëntor - Sipas një njoftimi të gazetës "Süddeutsche Zeitung", një vit pas ngritjes së moshës së daljes në pension nga 65 në 67 vjeç gjithnjë e më shumë punëtorë mes moshës 60 dhe 64 vjeçare mbesin të papunë.

Sipas statistikave të Agjencisë federale për punë në tetor të vitit 2007, rreth 35 mijë njerëz nga kjo grupmoshë kanë qenë të papunë.

Ndërkohë numri i tyre është shtuar në 145 mijë. Para pak kohësh kryetari i Unionit Kristiansocial Horst Seehofer, kishte vënë në pikëpyetje zgjatjen e kohës së punës para daljes në pension.

Pensionimi në moshë 67 vjeçare është i pakuptimtë, përderisa ekonomia nuk përmirëson shanset e punësimit për njerëzit mbi moshë 50 vjeçare, ka kritikuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)