27 Prill 2024

Gjendje e përkeqësuar financiare e kroatëve

Zagreb, 17 dhjetor - Gjendja financiare e më shumë se gjysma e amvisërive të Kroacisë në nëntor është përkeqësuar në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregoi hulumtimi i “GFK Barometar”.

Sipas hulumtimit të zbatuar në 1.000 amvisëri, 53 për qind janë prononcuar se gjendja financiare u është më e keqe se vitin e kaluar, 43 për qind kanë thënë se e kanë të njëjtë, derisa vetëm shtatë për qind prej tyre kanë gjendje të përmirësuar financiare.

Të pyetur për pritjet e tyre nga viti i ardhshëm, 41 për qind e të anketuarve kanë thënë se presin përkeqësim, 44 për qind konsiderojnë se nuk do të ketë ndryshim në gjendjen e tyre financiare, ndërsa vetëm 12 për qind kanë shfaqur shpresë se do t’u përmirësohet buxheti familjar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)