10 Maj 2024

Gjendja financiare e sindikatave të Kosovës është shumë e vështirë

Prishtinë, 29 shkurt - Sindikatat e Pavarura të Kosovës u mblodhën sot për diskutuar situatën aktuale të organizmit sindikal. Në tryezën më ketë temë u tha se e gjithë përçarja brenda Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, është bërë për shkak të interesave financiare dhe mos respektimit të statusit.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike, Ndue Kalaj shprehu pakënaqësinë e tij për përçarjet që kanë ndodhur në BSPK duke thënë se këto janë bërë për përftime të interesave financiare.

 

Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk është e interesuar që të ketë një sindikatë të fuqishme që do të përfaqësonte interesat e punëtore në mënyrë të denjë.


Ndërkaq, duke folur për gjendjen financiare që nga krijimi i sindikatave në vitin 2006 e deri më tash, Hasan Abazi nga Sindikata e Pavarur e Metalistëve të Kosovës, tha se tani gjendja financiare e sindikatave të Kosovës është shumë e vështirë. Ai tha se në gjendje më të mjerueshëm janë sindikatat industriale sesa ato të shërbyesve civil.


Në tryezën e sotme me temë “Situata aktuale e organizimit sindikal dhe mundësitë e daljes nga kjo situatë”, përfaqësues të 13 sindikatave, kërkuan bashkim të të gjitha degëve në mënyrë që të fuqizohet p Bashkimi i Sindikatave të Kosovës, meqë siç u tha, BSPK është bashkim i sindikatave e jo i shoqatave apo individëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)