29 Prill 2024

Gërxhaliu: Të thellohet bashkëpunimi OEK - AKP


Prishtinë, 1 shkurt  – Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka deklaruar sot se edhe më tej duhet të thellohet bashkëpunimi i mirë ne mes të Odës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Pas takimit me drejtorin ekzekutiv te AKP, Shkelzen Lluka, kryetari Gërxhaliu ka thënë se është biseduar ne veçanti për formën e bashkëpunimit dhe involvimit te sektorit privat, anëtar  te OEK-ut ne procesin e privatizimit e  sidomos kur behet fjale për likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore.

“ U bisedua për cilësinë e legjislacionit te cilin vërtet me një mund te pafund z. Lluka me bashkëpunëtor e ka punua dhe me një angazhim permanent sot reflekton pozitivisht. Legjislacioni aktual i AKP është i kosovarizuar dhe përveç asaj qe shumë ndërmarrje te tjera kane pasur benefite pozitive, ajo çka edhe kosovaret i bën me te qete është një qasje shume me pragmatike, një qasje shume me serioze  dhe një qasje vizionare sa i përket te ardhmes se Trepçës”, tha kryetari Gërxhaliu.
 
Kryetari i OEK-ut theksoi se debati lidhur me Trepçën është shumë i rëndësishëm për faktin se Trepça ka potenciale natyrore dhe rëndësi ekonomike, sociale dhe strategjike për vendin.

“Për ketë arsye kjo  e ka shty stafin qe vërtet te punohet ne forcimin e partneritetit me donator nga jashtë siç janë palët nga Gjermania qe me  ne fund te hyhet ne përgatitjet te riaktivizimit te Trepçës. Të hartohet një strategji ose te kryhet edhe një studim fisibiliteti dhe me siguri tek pas përfundimit te këtij studimi do te dihet fare mire se cila është vlera reale e aseteve dhe do te vendoset se fare do te jete forma e qasjes se Trepçës ne te ardhmen”, tha kreu i OEK-ut. .

Drejtori i AKP-së Shkelzen Lluka ka vlerësuar se ky ishte takim ne vazhdën e takimeve të rregullta qe kemi me kryetarin e  OEK-ut, të cilin vazhdimisht e informojmë mbi rrjedhat edhe punën e AKP-së pasi qe OEK –u është ure ndërlidhëse ne mes te institucioneve të komunitetit te biznesit ne Kosove.

“ Ne sot e informuam kryetarin mbi angazhimet e AKP-se për ketë vit si dhe sfidat qe na presin ne te ardhmen. AKP se shpejti, me datën 10 do te beje edhe hapjen e ofertave për angazhimin e autoriteti te likuidimit. Afatet ligjore në të kaluarën kane qene te tej zgjatura tani maksimumi i tere shqyrtimit te këtyre kërkesave tash me ndryshimet ligjore është 18 muaj. Një çështje tjetër është se ketë vit do te merremi edhe me Trepçën. Ne kemi filluar me shpalljen e moratoriumit mbi Trepçën, pasi që ne baze te legjislacionit agjencioni është administratori i vetëm i Trepçës.  Kemi një bashkëpunim te ngushtë edhe me ministritë përkatëse qe merren me zhvillimin ekonomik dhe me menaxhmentin e Trepçës”, tha drejtori Lluka.

Ai informoi se dje është konfirmuar edhe nënshkrimi i marrëveshjes me Ministrinë e Financave te Gjermanisë për asistencë teknike për te kryer një studim të fizibilitetit  dhe një pune te cilën shpresojmë se do e bëjmë është plani për riorganizimin dhe rivitalizimin e Trepçës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)