16 Maj 2024

Gërxhaliu: Procesi i privatizimit po dëmton imazhin e Kosovës

Prishtinë, 4 qershor - Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, i kritikuar për shkak se nuk përmbushi pritjet për zhvillim ekonomik dhe për mirëqenie sociale sipas Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka rrezik që të degradohet dhe të komprometohet edhe më shumë. 

OEK me shqetësim po përcjell zhvillimet në këtë fushë dhe është  e befasuar pse Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk po merr guxim dhe forcë që të të zbatoj ligjshmërinë.

AKP-ja sipas OEK-ut për një kohë të gjatë nuk e ka kuptuar tërë problemin që ndërlidhet me emrin e hotelit ‘Grand’.

"Tash së voni ajo del edhe me dyshime për mënyrën e privatizimit të kësaj pasurie, përkatësisht për marrëveshjet e mëshefta që kanë ekzistuar ndërmjet partnerëve."

"Deklarimet e këtilla, pesë vjet pas privatizimit të këtij hoteli, dëshmojnë se AKM-ja, më vonë edhe AKP-ja, qëllimisht kanë heshtur për zhvillime e këtilla”, thotë Safet Gërxhaliu, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

OEK-u është e befasuar pse AKP-ja po merret me çështjet, të cilat nuk do të duhej të ishin brengë e saj. 

Gerxhaliu ka theksuar se ajo ka dëshmi të mjaftueshme për atë se kush është blerësi legjitim i hotelit “Grand” dhe të mos merret fare me subjektet, apo individët e tjerë që pretendojë  për pronësi, përkatësisht për aksione. 

Ndërkaq, nëse ka argumente të qëndrueshme se  gjatë kohës së tenderimit ka pasur marrëveshje të fshehta, atëherë do të duhej të reagonte menjëherë, në mënyrë që të mbroj ligjshmërinë dhe të  krijoj kredibilitetin që ende po i mungon.

"Është tejet brengosës fakti se shitja e këtij aseti  po rrëshqet në një terren tjetër, tejet të rrezikshëm për AKP-në dhe për procesin e privatizimit. Po mbetet nën hije  privatizimit sipas metodës “spinn –off” special dhe përmbushja e kushteve për investime dhe për punësim.  Tash , njerëz me kompetencë flasin për marrëveshjet e paligjshme,  korrupsionin dhe  shantazhin', ka shtuar Gerxhaliu. 

Po qe se nuk ndriçohen këto fakte përkatësisht injorohen dhe mbahen në heshtje, atëherë përfundimisht sipas tij korruptohet i tërë procesi që nga fillimi i tij, bashkë me AKM-në dhe me AKP-në. 

“OEK –u  vlerëson se zhvillimet e këtilla në procesin e privatizimit dhe mosgatishmëria e AKP-së që të reagoj me kompetencë, në mënyrë të drejtë dhe energjike, po dëbon investitorët e jashtëm dhe ë brendshëm, kurse vendi po  largon edhe më shumë nga zhvillimi dhe transformimi i drejtë dhe i ligjshëm. Posacërisht pse është pritur që privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore do të nxisë një cikël të ri të zhvillimin dhe koncept bashkëkohor të organizimit dhe funksionimit të subjekteve ekonomike.  Por, për shkak të mosdashjes për veprim, AKP-ja  po mban nën tension bizneset, si është rasti i hotelit ‘Grand’,   por edhe po bllokon vullnetin për investime dhe zhvillim”, shton Gërxhaliu. 

Mbështetur në këto fakte, OEK-u kërkon që AKP-ja me konsistencë të mbrojë ligjshmërinë, të mos bëjë asnjë kompromis rreth pasurisë që quhet shoqërore, por që ka një rëndësi edhe më të madhe, të  merr vendime të drejta dhe që janë me interes të përgjithshëm, e jo të individëve e të grupeve të caktuara të interesit.

Gerxhailu ka pohuar në fund se për derisa asaj dhe Bordit të AKP-së i mungon guximi për reagim të drejtë dhe të mençur, atëherë  i tërë procesi i privatizimit  do të mbetet i mbuluar 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)