15 Maj 2024

Gërxhaliu: Përvoja nga Hungaria është e mirëseardhur për Kosovën

Prishtinë, 3 shtator - Kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves (OEK) Safet  Gërxhaliu ka pritur përfaqësues të Odës Ekonomike të Hungarisë udhëhequr nga Kryetari Attila Galambos i  cili është edhe themelues i komitetit për Ballkanin perëndimorë, Dr. Laszlo Velikovszky dhe përfaqësues të Ambasadës Hungareze në Kosovë.

Gërxhaliu në ketë takim ka thënë se është e vërtetë se Kosova ballafaqohet me sfida të shumta të natyrave të ndryshme por krahas zhvillimit ekonomik pa mëdyshje procesi i  integrimeve në familjen evropiane është i një rëndësie të veçantë.

"Në këtë drejtim bashkëpunimi me Hungarinë është më se i mirëseardhur dhe duhet përmes këtij bashkëpunimi të barten përvojat pozitive në realitetin kosovarë dhe këto përvoja të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës, përshpejtimit  të proceseve integruese dhe mbi të gjitha të jenë një zë i vërtet i promovimit dhe përmirësimit të imazhit të Kosovës”, theksoi Gërxhaliu.

Gërxhaliu theksoi, se mbështet  një iniciative të tillë të  këtij komuniteti dhe se nga funksionimi i  mirëfilltë i  këtyre shteteve të Ballkanit perëndimorë do të avancohet bashkëpunimi në mes të komunitetit të biznesit të këtyre shteteve.

"Forcimi i  sektorit privat, forcimi i  ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, transferi i njohurive rreth qasjes në fonde evropiane që janë të  destinuara për vendet e këtij rajoni dhe mu këto janë ato çka i  duhen Kosovës dhe ekonomisë kosovare që të  krijohet një zhvillim ekonomik i merituar, një stabilitet social, një përmirësim i   imazhit dhe mbi të gjitha mjetet nga fondet e ndryshme evropiane të jenë në  funksion të zhvillimit ekonomik dhe ato fonde  ta  kenë arsyeshmërin e vetë  bazuar në  indikatorë ekonomik dhe mbi të gjitha monitorimi dhe vlerësimi i  tyre të jetë i matshëm”.

Galambos ka theksuar se premtimet dhe marrëveshja e arritur në Budapest me rastin e vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaqi është në rrugë të mirë për tu realizuar.

"Kjo vizitë është mu në këtë frymë e orientuar. Jemi këtu të ofrojmë mbështetjen tonë  për të kontribuar me ekspertizën tonë në procese pozitive në Kosovë dhe besoi që nga e kaluara  jonë mund të barten përvojat pozitive të cilat nuk kanë qenë të lehta të identifikohen dhe rrugëtimi drejtë familjes evropiane kërkon angazhim më aktiv", ka theksuar Galambos. 

"Jemi këtu të dëshmojmë interesimin tonë  rreth bashkëpunimit me vendet e Ballkanit perëndimorë dhe mu nga kjo e kemi parë të arsyeshme themelimin e këtij komuniteti që përmes  aktiviteteve të parapara si këmbimit të informacioneve ekonomike  mes këtyre shteteve, organizimin e takimeve të fokusuara në sektorë të veçanta, bartjen e përvojës për akces në fondet e ndryshme evropiane dhe aktivitete tjera të kontribuojmë në forcim të partneritetit përmes dialogimit të mirëfilltë dhe konstruktiv ti përshpejtojmë proceset drejtë rrugëtimit evropian", ka pohuar ai. 

Gjatë  takimit u identifikuan hapat konkret që do të merren në të ardhmen që ky bashkëpunim vërtet të ketë efektet e veta në favor të të dyja shteteve dhe mbi te gjitha në forcimin e bashkëpunimit ekonomik krahas forcimit të  partneritetit politik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)