07 Maj 2024

Gërxhaliu: Komunat të punojnë për të përmirësuar ambientin biznesor

Prishtinë, 20 tetor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se renditja e Kosovës nga Banka Botërore (BB) në listën e vendeve që nuk kanë bërë shumë për të bërë biznes, është pasojë e vonesës së krijimit të institucioneve të vendit. “Kosova këtë vit ka pasur shumë vonesa në krijimin e institucioneve të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, më shumë probleme, të cilat disa vende tashmë i kanë tejkaluar, kryesisht po shfaqen në nivelin lokal. “Besoj se do të ketë më shumë reforma. Të gjithë duhet të kontribuojmë që Kosova të ketë imazh më të mirë të të bërit biznes”, ka thënë ai për gazetën Epoka e Re.

Banka Botërore (BB) ka publikuar të enjten raportin “Të bërit biznes” për vitin 2012. Kosova sikurse edhe vjet renditet në vendin e 117.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)