27 Prill 2024

Gërxhaliu: Investimet publike kanë sjell rritje ekonomike

Prishtinë, 28 dhjetor - Udhëhqës të Odës Ekonomike të Kosovës në një konferencë për media kanë prezantuar të arriturat e këtij institucioni për vitin që po lëmë pas, ndërsa kanë thënë se në përgjithësi në Kosovë nuk ka pasur shtim të investimeve të huaja dhe uljes të shkallës së papunësisë, derisa kërkuan që vitin e ardhshëm të punohet më shumë në këtë drejtim.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërgjaliu, ka thënë se gjatë vitit 2010 nuk ka pasur zhvillime të theksuara në fushën e ekonomisë.

"Viti 2010 vërtet ka qenë karakteristik për Kosovën, vërtet kisha me qenë ndër kryetarët më të lumtur, sikurse sot të shpalosim të dhënat enorme pozitive që në Kosovë të kemi investime të huaja direkt që janë në rritje, të kemi një shkallë të zvogëlimit të papunësisë, të kemi privatizim të mirëfilltë, dhe shumë dukuri të tjera, të cilat kanë qenë prioritet i viti 2010, por në tërësi duhet të jemi realist dhe ta pranojmë këtë realitet të krijuar dhe me siguri edhe konferenca e sotme kish me pas trendin e vet pozitiv", ka potencuar Gërxhaliu.

Për më tepër ai ka kërkuar që gjatë vitit të ardhshëm të punohet më tepër në zhvillimin ekonomik dhe uljen e papunësisë.

Duke folur për punën e OEK-ut gjatë vitit që po lëmë pas, Gërxhaliu ka thënë se janë zhvilluar një sërë aktivitetesh të rëndësishme, në mesin e të cilave ishte edhe mbajtja e zgjedhjeve të brendshme të OEK-ut.

"Pikat të cilat duhet të ceken si të arritura për vitin 2010, është ricertifikimi i OEK-t me ISO, standardet për menaxhim dhe kualitet të shërbimeve themelimi i Këshillit për zhvillim ekonomikë, ku promovohet një partneritet edhe privat edhe publik ku janë të përfshirë edhe akterët kryesorë, i cili këshill do ta ketë një rëndësi të veçantë në të ardhmen, konfirmimi zyrtar i pjesëmarrjes së OEK-t në grupet punuese qeveritare në hartimin e ligjeve të rëndësishme për ekonomi etj.", ka thënë Gërxhaliu. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)