29 Prill 2024

Gërxhaliu: Duhet përkrahje më e madhe për bizneset e Gjakovës

Prishtinë, 11 maj - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu pas takimit me kryetarin e Komunës së Gjakovës Pal Lekaj theksoi se institucionet vendore duhet të përkrahur bizneset nga Gjakova. 

Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Gjakovës dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Odës dhe biznesmenët nga kjo komunë, siç deklaroi kryetari Gërxhaliu është biseduar lidhur me mundësitë e zhvillimit ekonomik të kësaj komune.

“Për fat te keq sfidat me te cilat ballafaqohet komuna e Gjakovës janë te shumta. Është një forme e procesit te privatizimit i cili është i pa definuar. Është një migrim enorm i popullatës qofte nga Gjakova ne vendet tjera ne Kosovë, qofte nga Gjakova ne mërgatë apo ne vende te jashtme dhe e tera kjo e ngulfat ardhmërinë e komunës se Gjakovës."

"Mbi te gjitha është një kufizim i te drejtave te kryetarit te komunës qe te përdor metoda qe janë përdorur ne komuna te tjera, siç janë dhënia e tokës me koncesion, krijimi i zonave te lira ekonomike dhe mundësia e dhënies se tokës me koncesion që do të ndikonte në ngritjen  atraktiviteti për investitor te huaj”, tha me këtë rast kryetari i OEK-ut.

Ai theksoi se në emër të Odës ka ofruar gatishmëri dhe partneritet qe ne emër te Odes Ekonomike, aty ku e kërkon nevoja, qofte ne Kosove qofte jashtë te jemi pjese e partneritetit me kryetarin e Komunës te promovohen vlerat e Kosovës, te promovohen investimeve dhe të ndikohet në përmirësimin e imazhit të vendit tonë.

Kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj ka vlerësuar se ishte një takim i suksesshëm në të cilin është biseduar për shume sfida me të cilat përballet Gjakova.

“Biseduam edhe për rrugët e zgjidhjes së tyre dhe unë e falënderoj kryetarin qe për here te pare është një angazhim i drejtpërdrejt për zgjidhjen e çështjes se kompanive apo ndërmarrjeve te Gjakovës dhe sidomos edhe te shoqërive aksionare."

"Unë si kryetar komune mjafte kam lobuar dhe deri me tani kam hasur ne vesh te shurdhër nga kompetentet. Mendoj se ka filluar një etapë e re  qe edhe qeveria edhe kompetentet  te kthejnë kokën nga Gjakova pasi që edhe Gjakova është Kosove”, tha kryetari Lekaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)