16 Maj 2024

Gërguri: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon

Prishtinë, 28 gusht - Në Kosovë ekziston stabilitet financiar falë koordinimit të shkëlqyeshëm ndërinstitucional, ka thënë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Gani Gërguri.

Sipas parashikimeve të BQK-së por edhe të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim, vendi ynë do të ketë rritjen më të madhe të prodhimit bruto në rajon. 

Në prezantimin tek Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Gani Gërguri theksoi bashkëpunimin ndërinstitucional:

“Kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Ministrinë e Financave, koordinimi midis dy institucioneve tona dhe thesarit pranë Ministrisë së Financave është shembull për koordinim ndërinstitucional në mënyrë shumë të pavarur por me objektiva për interesa ekonomike të vendit” , tha Gerguri.

Në këtë drejtim Gërguri potencoi edhe Komisionin për Stabilitet Financiar në të cilin vet ai, ministri i financave Bedri Hamza si dhe kryetari i Komisionit për Buxhet e Financa Safete Hadërgjonaj përcjellin ecuritë më të ndjeshme në sektorin financiar dhe në ekonominë e vendit.

Gërguri njëherit theksoi se në bazë të analizave të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim vendi ynë do të ketë rreth 4 herë rritjen më të madhe reale të Prodhimit Bruto të Brendshëm krahasuar me mesataren e vendeve në rajon, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e zi, Serbinë etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)