04 Maj 2024

Geithner dhe Bernanke paralajmërojnë për një katastrofe financiare

Washington, 16 korrik - Ministri amerikan i financave, Tim Geithner, i ka bërë thirrje deputetëve të Kongresit, që të bien dakord sa më shpejt për të ngritur kufirin maksimal të borxheve.

Geithner kërkoi nga demokratët dhe liberalët që t`i japin botës një \"sinjal të qartë\", se detyrimet financiare do të përmbushen.

Shefi i Bankës Qendrore amerikane, Ben Bernanke, paralajmëroi po ashtu si ministri i financave për \"pasoja katastrofale\" për SHBA dhe ekonominë botërore.

Pas agjencisë së vlerësimit Moody\'s edhe agjencia  Standard & Poors kërcënoi të ulë për SHBA koeficientin e besueshmërisë së kredive, për shkak të grindjeve për borxhet.

Grada e klasifikimit të kredive, tha S & P, mund të ulet, edhe në rast se arrihet marrëveshja për borxhet. Presidenti Barack Obama, është duke u përpjekur të arrijë një kompromis për paketën e kursimeve prej 2 bilionë dollarësh. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)