15 Maj 2024

GDP-ja e Rusisë u rrit 4.3 për qind në vitin 2011

Moskë, 1 shkurt - Rritja ekonomike e Rusisë në çmimet aktuale sipas rezultateve të vitit 2011 përbëri 4.3 për qind.

Të tilla janë vlerësimet paraprake të publikuara sot nga Shërbimi Federal Shtetëror i Statistikave të Rusisë.

Duke gjykuar nga të dhënat e fundit, ritmet e rritjes së GDP-së ranë disi gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, meqenëse për periudhën janar-nëtor rritja e saj përbëri 4.4 për qind.

Rrezik kryesor për ekonominë ruse konsiderohet rënia e mundshme e çmimeve të naftës për shkak të krizës në zonën e euros.

Në të njëjtën kohë parashikimi zyrtar i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Federatës Ruse për rritjen e GDP-së për këtë vit është 3.7 për qind, kurse për vitin 2013 - 4 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)