27 Prill 2024

GAP propozon që të centralizohen investimet kapitale nën një ministri

Prishtinë, 11 korrik - Sot, Instituti GAP publikoi analizën “Projektet kapitale të ministrive: A duhet të centralizohen investimet kapitale nën një ministri?”.

Ministritë, ashtu sikurse shumica e organizatave buxhetore, çdo vit ndajnë buxhet për projekte kapitale. Investimet kapitale kërkojnë një strukturë përcjellëse administrative, duke filluar nga dhe zyrtarët/et e prokurimit, zyret dhe zyrtarët/et mbikëqyrës, etj.

Në vitin 2023 buxheti i ministrive për investime kapitale kap shumën e 569.4 milionë euro, që përbën 18% të gjithsej buxhetit vjetor të Kosovës.

Nga kjo shumë, 265.7 milionë euro (47% të buxhetit) shkon për ndërtimin e rrugëve, objekteve të reja dhe renovimin e objekteve ekzistuese.  

Përkundër asaj se në të gjitha qeveritë ka ekzistuar një ministri kryesore për projektet infrastrukturore, në vazhdimësi shumë ministri investojnë në projekte të infrastrukturës. Për shembull, me Buxhetin e vitit 2023, katër ministri të ndryshme kanë përfshirë projekte për ndërtim të rrugëve dhe trotuareve.

Përveç Ministrisë së Arsimit, me ndërtim të shkollave do të angazhohet edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Nuk ekziston ndonjë kriter për numrin e zyrtarëve të prokurimit bazuar në shumën e investimeve kapitale.

Përderisa, buxheti i MMPHI për investime kapitale është 98 herë më i lartë se buxheti për investime kapitale në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, dy ministritë kanë të punësuara nga pesë zyrtarë të prokurimit.

Me qëllim të rritjes së efiçiencës dhe efikasitetit sa i përket projekteve kapitale, rritjen e kualitetit të investimeve, koordinimit më të mirë dhe përfundimin e projekteve kapitale, Instituti GAP rekomandon shqyrtimin e opsionit ku projektet infrastrukturore lihen në përgjegjësi të vetëm një ministrie, dhe zyrtarët e prokurimit dhe monitorimit të barten në një ministri. Në analizë gjithashtu jepen shembuj nga vende tjera, si Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)